75 Mall Live Search
22:11 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

“Të kam falë”, thotë Arbër Krasniqi në këngën e tij të re

Ai s’është në mesin e atyre artistëve të famshëm në rrjete sociale, ngase krijimtaria e tij artistike është e veçantë dhe është e një klasi tjetër, atij krijues.

Është ky Arbër Krasniqi, i cili është rritur me kitarën, tani një kompozitor i këngës, veçmas i muzikës teatrale.

Arbëri së fundmi solli versionin epik të këngës “Të kam falë”, e cila është e publikuar tashmë edhe në kanalin Youtube, përcjellë Indeksonline.

Kënga sipas artistit ka një thurje të çuditshme të muzikës së lehtë, e cila çel një stuk rock epik, duke filluar nga një piano blu, të bashkangjitur me zëra të errët deri në daullet e luftërave e tingujve të çorientuar të kitarës.

Tekstin e këngës e ka shkruar Arta Krasniqi, ndërsa muzikën dhe orkestrimin vet Arbëri.

Kujtojmë që artisti nga Vushtrria së fundmi ka kompozuar edhe kolonën zanore të një filmi që është prodhim amerikan që mbanë titullin “My Secret Ëar”, me producentë dhe skenariste Rina Hajri, film ky që ka marrë tashmë dritën e gjelbër për të qenë pjesë e shumë festivaleve ndërkombëtare.

Gjithashtu ai ka kompozuar muzikë edhe të shfaqjeve teatrale me regji të Kreshnike Osmanit si “Komedi e Kuqe” e “Rozi’s Fate”, kjo e fundit u shfaq para një publiku te gjerë në New York, e në të njëjtën kohë kompozimet e tij u shfaqen edhe në një film dokumentar të titulluar “House No.57”, në festivalin “International F”ilmmaker Festival” po në New York , me producent. Festim Rexhepi.

Kënga “Të kam falë” vije pas albumit “Songs Of Memories” dhe disa këngëve të tjera në gjushen shqipe si “Unë e ti” , Shko”./Indeksonline/