Majmunët mësohen të përdorin “paratë” – ndodhin gjërat më të çuditshme
Kur bëhet fjalë për ngjashmëri dhe mirëkuptim midis kafshëve dhe njerëzve, mendimet ndahen. Disa njerëz qëndrojnë të vendosur pas mendimit se kafshët nuk mund të na kuptojnë kurrë, dhe disa argumentojnë ndryshe.
Një studim shkencor i udhëhequr nga Laurie Santos, një profesor i shkencës njohëse dhe psikologjisë nga Universiteti Yale në Porto Riko vazhdon të mbështesë pretendimin e dytë, raporton BBC.
Në fakt, Santos dhe kolegët e tij kanë studiuar marrëdhënien e majmunëve ndaj parave disa vjet më parë. Ishin gjithsej gjashtë majmunë, me emra të personazheve nga filmat James Bond.
Kryesisht, shkencëtarët mësuan majmunët se monedhat metalike, që simbolizojnë para, mund t’i shkëmbejnë ato për ushqim.
“Ne ua mësuam atyre për të parë nëse kafshët, veçanërisht majmunët, i kushtojnë vëmendje gjërave të tilla si çmimi dhe nëse do të përpiqeshin për të maksimizuar dollarin e tyre. Ajo që kemi gjetur ishte e habitshme – majmunët filluan t’ua japin shpesh monedhat e tyre studiuesve kur ata morën më shumë ushqim “, tha Santos.
Majmunët pastaj filluan të shfaqin disa karakteristika njerëzore, dhe një prej tyre ishte – oportunizmi. Ata vodhën monedha, ua morën atyre që shtriheshin në dysheme dhe atë ndërsa shkencëtarët nuk i shikonin. Shpejt, monedhat ata i shihnin si diçka shumë të vlefshme.