Fjalimi i Kuçit në Lipjan: Dekada e Re është evropianizimi i Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur sot zgjedhjet e brendshme në Degën në komunën e Lipjanit.
Me këtë rast kryetar i degës u zgjodh, Hyzer Rizani.
E para të pranishmëve sot foli edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ku th ase Kuvendi Zgjedhor në Lipjan dëshmon se sa e fortë është PDK në këtë komunë.
“Para kësaj Dekade të Re, kanë qenë dy dekada të tjera, Dekada e Lirisë dhe e Pavarësisë. Pa lirinë e Kosovës nuk kishte ardh Pavarësia dhe pa të nuk do të vinte Dekada e Re. Dekada e Re nënkupton demokratizim të vendit, rend dhe ligj më shumë, zhvillim ekonomik më shumë dhe nënkupton me ec krahë kombeve të tjera”, ka thënë Kuçi, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu tha se nëse dikush pyet se çfarë është Dekada e Re, atëherë thuhet se është “evropianizimi i Kosovës”./Indeksonline/