75 Mall Live Search
22:36 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Super Benzema i dhuron fitore të vështirë Zidanit kundër skuadrës së fundit

Real Madrid ka mposhtur Huescan me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 29-të të La Ligas.

Skuadra e fundit në tabelë nuk ishte aspak e lehtë për Zidanin i cili madje i kishte besuar të birit portën.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Cucho që në minutën e tretë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Isco në minutën e 25-të, shkruan Indeksonline.

Golin e epërsisë për “mbretërit” e realizoi Ceballos pas një asisti me kokë nga Benzema.

Huesca barazoi rezultatin në minutën e 74-të me anë të Etxeita.

Golin e fitores për Realin e shënoi Karim Benzema në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali gjendet në pozitën e tretë me 57 pikë, dy më pak se Atletico Madrid dhe 12 më pak se Barcelona. /IndeksOnline/