75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha mbulon kopertinën e revistës së njohur amerikane

Bebe Rexha po vazhdon të shënoj suksese të një pas njëshme në tregun amerikan.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, së fundi ka mbuluar kopertinën e revistës së njohur amerikane ‘Nylon’, shkruan Indeksonline.

Në këtë numër të ri të revistës këtë muaj, Bebe vjen atraktive dhe joshëse në një fustan plot shkëlqim.

“Shikojeni vajzën tuaj në kopertinën e revistës ‘Nylon Mag’ ahhh e dua shumë” ka shkruar Bebe.

Kujtojmë që së fundi ka publikuar edhe versionin akustik të këngës ‘Last Hurrah’./Indeksonline/