75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

326 zjarre ditëve të fundit, Haradinaj takon përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë

Zjarret janë një ndër sfidat e momentit për gjithë qytetarët në Kosovë.

Thuajse çdo ditë e natë në ndonjë zonë të vendit ka ndezje të zjarreve. E kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot është takuar me përfaqësues të institucioneve të sigurisë në vend.

Me këtë rast ai theksoi se ka kërkuar nga ta koordinim dhe informon në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Tutje Haradinaj u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

Postimi i plotë:

Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.

RH