Rrëfehet nga burgu Pjetër Ndrecaj, flet për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij
Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ka dhënë shpjegimin fillestar se si erdhi deri tek ngjarja e rëndë.
Ai thotë se problem kishte shkaktuar miku i tij me emrin Shkëlzen Marku, i cili sipas Ndrecajt, kishte bërë trysni që Valbona të udhëtonte në Gjermani dhe të kujdesej për fëmijët e tij, pasi ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij.
“Ne kemi qenë 7 anëtarë të familjes kemi qenë shumë mirë , këto nanat tona, motrat tona është dashtë me hulumtu pak rastin para se mu qu protestë. Në familjen tem nuk ka pasur dhunë, por brenda një muaji ka ndodhë, këtë dhunë ma ka pru Shkëlzen Marku (vëllai i gruas), i cili më ka kërkuar me lanë gruan me shku në Gjermani, unë më pesë fëmijë. Pas kërkesës së tij që ajo të shkojë në Gjermani gjithçka ka ndryshu”, ka thënë Ndrecaj.
“Këtë tragjedi ma ka pru Shkëlzen Marku bashkë me motrat e tij. Këta dy anëtarë që m’kanë humbë i ka vra Shkëlzen Marku. Problemet kanë nisë 1 muaj përpara”, ka rrëfyer ai në Klan Kosova.
Situata ndërmjet dy familjeve, Marku dhe Ndrecaj, kishte nisur të përkeqësohej në prag të ditës kritike. Familja e Pjetër Ndrecajt kishte tentuar ta zgjidhte problemin përmes metodave kanunore, sipas Ndrecajt, me insistimin e gruas së tij Valbonës, tashmë e ndjerë.
Ai shpjegon se si i kishte dërguar pleqtë tek familja Marku, inciativë kjo që doli të jetë e kotë.
“Unë për vajzën kam dëgjuar mas dy ditëve, në Gjykatë kam dëgju ajo nuk është e vërtetë. Unë edhe në Valbonen s’jam kanë tu gjuajt, kqyre ku i kam shenjat që mi ka ba Shkëlzen Marku ai ja ka nisë i pari me sulme”, ka thënë ai tutje transmeton Indeksonline.
I dënuari për vrasjen e dyfishtë, Ndrecaj thotë se edhe miqtë e tij kishin shtënë me armë zjarri ndonëse në asnjë moment Gjykata nuk e ka vërtetuar këtë.
“Është e vërtetë që vajza që m’ka shku ka mujt me kanë këtë në këtë radhën këtu. Unë kam thanë që nëse ka ardh prej plumit tem pajtona me gjithçka, pra jam hala në dyshime se janë bërë tre gjuajtje. Kisha desht prej drejtësisë me hulumtu mirë këto punë, se mos ma ka rrokë qiken vëlla, pse për Valbonën po, e kam pa se ka dalë para edhe e kanë rrokë plumbat. Me pa ditë që m’ka mbet edhe vajza aty as dy hapa si kisha ba ma. Policia kanë ardhë fill, ata i kanë marrë kanë lujtë aty me kufoma, por prapë kam respekt për motrat dhe nanat tona që ma mundësunë këtë dënim. Unë isha i tronditur, kur kam ni që m’ka vdekë shpirti jem Klara, spo di qysh me ju tregu”, ka shtuar ai tutje gjatë intervister për Klan Kosova- transmeton Indeksonline. /Indeksonline/