75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Batatina me veshje sportive të Dortmundit, prezanton trajnerin e ri të Llapit

Llapi ka bërë një përforcim befasues në shtabin teknik. Skuadra e Tahir Batatinës ka angazhuar Burim Zhjeqi si ndihmëstrajner.

Lojtari nuk është i panjohur për publikun llapjan, pasi kur ekipi ishte në kohërat më të vështirë në Ligën e Parë, ai udhëhoqi skuadrën si kapiten.

Sipas faqes së klubit, Burim Zhjeqi do jetë ndihmesë e madhe e skuadrës  në vazhdën e kampionatit në rolin e ndihmës-trajnerit. /Indeksonline/