Zjarrfikësit në luftë për të shuar zjarrin, kështu po digjen malet në Kosovë
Dhjetëra rasteve të zjarreve janë raportuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë që e gjithë kjo situatë ka shqetësuar edhe institucionet e vendit.
Indeksonline ka arritur të sigurojë pamje, derisa zjarrëfikësit në fshatin Terrnovic të Podujevës luftojnë me zjarrin për ta shuar atë.
Ndezja e zjarreve mendohet se po bëhet qëllimisht nga persona të ndryshëm, kjo për kinse pastrimin e barit.
Situata është tejet shqetësuese ndërkohë autoritetet e sigurisë po përgatisin plan veprimi për parandalimin apo lokalizimin e zjarreve.
Vetëm gjatë ditëve të fundit janë raportuar hiç më pak se 326 raste të zjarreve.
Apel kundër ndezjes së zjarreve në ambient të hapur ka bërë edhe Policia e Kosovës e cila në raportin e fundit 24 orësh kishte evidentuar shtatë raste të zjarreve, derisa për disa raste nga to është dashur të ndërhyjë edhe KFOR-i.
Kujtojmë faktin se me djegjen e maleve po vriten kafshë e insekte të ndryshme./Indeksonline/