E provokojnë Mozzikun, e pyesin nëse di serbisht, ai ia kthen: ADEM JASHARI!
Mozzik momentalisht është një nga reperët më të komentuar dhe më të suksesshëm shqiptar.
Reperi i cili ka famë edhe ndërkombëtare, po vazhdon të jetë tejet i ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Ai shpesh është treguar mjaftë i hapur me adhuruesit e tij, e këtë e ka bërë edhe sonte, përcjellë Indeksonline.

Fansat kanë pasur mundësi t’i bëjnë pyetje e ai të përgjigjet përmes Instagramit.
Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe një provokuese, e bërë në gjuhën angleze nëse reperi flet serbisht, por ai ia kthen shumë shkurt :Adem Jashari!

Një tjetër pyetje ishte se sa vjet shkollë ka bërë reperi, e ai ka treguar që ka përfunduar vetëm 8 vjeçaren./Indeksonline/
