Zerka tregon se çka e ka Ronela Hajatin
Dy këngëtarët mjaft të dashur për publikun Ronela Hajati dhe Young Zerka, përveç për projektet që publikojnë, në media janë të përfolur edhe për jetën e tyre personale.
Për shkak të deklaratave të tyre, që të dy kanë lënë të nënkuptohet se ka diçka më shumë se shoqëri mes tyre.
Ndonëse nuk e kanë pohuar apo mohuar një gjë të tillë, në media është thënë se kohëve të fundit ata janë ndarë.
E i pyetur për këtë, Zerka në “Wake Up”, ka treguar se cila është lidhja që ka me Ronela Hajatin.
“E kam gocë teze. (qesh). Me mua është i njëjti avaz, gjithmonë mediat thonë Zerka u lidh Zerka u zgjidh. Jemi shok shoqe, koleg shumë të mirë.” , ka thënë ai teksa ka shtuar se shpreson që shoqëria e tyre të zgjasë shumë”, ka thënë Zerka. /Indeksonline/