75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Rashica vlerësohet lartë në Gjermani, sërish në 11-shen e javës në Bundesligë

Mesfushori kosovar Milot Rashica pas paraqitjes së mrekullueshme me Ëerderin e Bremenit në fundjavën e kaluar, sërish është vlerësuar lartë.

Për herë të dytë rresht, ai ka zënë vend në formacionin e javës të Bundesligë.

Një gol dhe një super asist ishte bilanci i yllit kosovar në fitoren 3:1 ndaj Mainzit.

Rashica ndodhet në krahun e djathtë të mesfushës, kurse në 11-she janë edhe yjet tjerë si Da Costa, Guerrero e Poulsen.

22 vjeçari ka regjistruar 28 paraqitje me Werderin dhe ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat. /Indeksonline/