Haradinaj emëron edhe një këshilltar të ri në kabinetin e tij
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot i ka hapur dyert e kabinetit të tij edhe për një këshilltar të ri.
Haradinaj ka emëruar Lulëzim Kabashin Këshilltar të Jashtëm Politik, shkruan Indeksonline.
“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar ai në njoftimin e tij në Facebook. /Indeksonline/