75 Mall Live Search
11:10 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Policia e ka evidentuar vrasësin e reperit të njohur amerikan, dyshohet se prapa tij qëndron një bandë

Vrasja e reperit amerikan, Nipsey Hussle ka bërë bujë në SHBA. 33 vjeçari u qëllua të dielën pas mesnate me disa plumba në kokë gjersa po dilte nga një dyqan.

Policia ështe afër që të zbulojë vrasësin e reperit, por që nuk ka dhënë shumë detaje.

Sipas policisë, vrasës është një 20 vjeçar me ngjyrë, ndërsa është duke u punuar për kapjen e tij.

Dyshohet se prapa kësaj vrasje qëndron një bandë.

Disa orë para se të vdiste, Hussle shkroi: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”./Indeksonline/