Duke punuar në ara, gjen granatë dore
Një granatë dorë është gjetur në Graqanicë, përcjellë Indeksonline.
Sipas raportit të Policisë, mjeti shpërthyes është gjetur gjatë kohës kur personi që e ka raportuar ishte duke punuar në arën e tij.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim e KFOR-it, ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes- granatë dore”, thuhet në raport. /Indeksonline/