Arrestohet një person në Suharekë, rrahu motrën
Një person i dyshuar në Suharekë, ka sulmuar fizikisht motrën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/