Mos heqja e vizave “detyron” kosovarët t’i drejtohen ambasadave, pamje para objektit të sllovenëve!
Numër i madh i kosovarëve janë duke aplikuar për viza në ambasada të ndryshme të huaja.
Pakënaqësia në Kosovë shpesh herë i detyron që të presin në turma për t’u pajisur me viza Schengen.

Përderisa ende vazhdojmë të mos kemi liberalizim të vizave, numër i madh i qytetarëve janë mbledhur edhe sot para Ambasadës së Sllovenisë, për t’u pajisur me viza, raporton Indeksonline.
Përpos sllovenëve, kosovarët i shohim çdo ditë edhe para Ambasadave të tjera evropiane në Prishtinë./Indeksonline/
