Presidenti shqiptar i shkon në spital aktores së madhe, i uron shërim
Aktorja e famshme shqiptare, Margarita Xhepa ndodhet që disa ditë në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore.
Për të parë gjendjen e saj, sot në spital ishte presidenti Ilir Meta.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa.
I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike” shkruan Meta në njoftim./Indeksonline/
