Mick Jagger do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër, grupi shtyen turneun
Anëtari i grupit Rolling Stones, Mick Jagger, do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër dhe për këtë arsye grupi ka shtyrë turneun në SHBA.
Grupi njoftoi se do të shtyjë turneun e koncerteve të planifikuara midis 20 prillit dhe 29 qershorit, duke përmendur gjendjen shëndetësore të Jagger.
Mjekët, duke mos treguar se nga çfarë vuan këngëtari, rekomanduan që 75-vjeçari Jagger të mos udhëtonte, pasi kishte nevojë për trajtim.

Grupi muzikor kishte paraparë 17 paraqitje në “No filter tour”. Koncerti i parë ishte planifikuar për 20 prill në Majami, ndërsa i fundit më 29 qershor në Kanada.
Rolling Stones u themelua në vitin 1962 dhe është ende aktiv. Grupi ka mbi 30 albume studio, 23 albume live dhe 25 kompilime.