Avdullah Hasani të rinjve me autizëm: Të gjithë dallojmë, jo vetëm ju
Sot po shënohet Dita Botërore e Autizmit e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Me rastin e shënimit të kësaj dite janë mbajtur aktivitete të ndryshme edhe në Kosovë. Aktivitete këto që kanë për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë rreth problemeve të ndryshme që ballafaqohen fëmijët e prekur nga ky sindrom, por edhe mundësinë e përkrahjes për këtë kategori.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Koordinatori Nacional për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, njeherit Këshilltari i Kryeministrit, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës me mesazhin të “ Të gjithë DALLOJM, jo vetëm UNË.
Hasani me këtë rast ka përsëritur qëndrimin e Kryeministrit Haradinaj se Qeveria e Kosovës gjithmonë do të ju gjendet afër të rinjve pjesë e shoqatës “Autizmi” ku dhe i marrin trajtimin dhe arsimin e duhur jetësor.
Në kuadër të aktiviteteve, nga sot, për tri ditë rresht në sheshet e Prishtinës do të jetë e vendosur shtëpiza “Krijimi im” , në të cilën shtëpizë do të ketë për shitje punime të ndryshme dore, si dhe kartolina të punuara nga fëmijët me autizëm.