75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësohet identiteti i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, ku katër persona kanë vdekur/

Sipas burimeve të Alsat rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.

Ndërkohë, mësohet edhe identiteti i viktimave. Bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur n vitin 1970, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005 dhe Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë.