75 Mall Live Search
22:51 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Alarmon trajneri i Udineses: Behrami ka një lëndim shumë serioz

Lëndimi i Valon Behramit që pësoi në ndeshjen kundër Milanit duket se është serioz.

Mesfushori i Udineses u zëvendësua në minutën e 76-të dhe u detyrua të largohet me barelë jashtë fushës.

Trajneri i Udineses ka bërë të ditur se futbollisti i lindur në Mitrovicë ka lënduar kyçin e këmbës, shkruan Indeksonline.

Mendimi im i parë dhe i gjithë ekipit shkon tek Behrami, i cili bëri një ndeshje të madhe. Ai e mbajti ndeshjen me fuqinë e tij të madhe, me të vërtetë meriton fatin tonë më të madh për dëmtimin e kyçit të këmbës që duket të jetë serioze“, ka thënë Prade.

Në vazhdim pritet të dilet me komunikatë në lidhje me kohën e rikuperimit të ish-mesfushorit të Zvicrës. /IndeksOnline/