13 vjeçari që punoi për t’ia blerë nënës një veturë
Një 13 vjeçar punoi shumë për të fituar para në mënyrë që t’i blente nënës së tij një makinë.
Krystal June Prestonm, thotë se javët e fundit kanë qenë të mbushura me dhimbje, lot dhe zemërim, pasi duhej të niste jetën me tre fëmijët e saj pa transport.
Preston tha se ajo mendonte se djali i saj William, bëri shaka kur ai erdhi në shtëpi dhe i tha asaj se i kishte blerë një makinë.
“Mami, kjo është makina jote”, i tha William.
“U shokova, fillova t’i fërkoja sytë e mi. Isha pa fjalë se si djali im 13 vjeçar bleu një makinë”, shkroi Preston në Facebook.
William, i cili pastronte oborre, tha se filloi të punonte më shumë.
Xbox kur pa se një grua shiste një Chevrolet të bardhë të vitit 1999.
“Ishte me të vërtetë e lirë kështu që e pyeta nëse mund ta blija”, tha ai. “Në fillim ajo tha jo, por më pas pranoi”.
