75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

“Kryeni mëkatet derisa Messi luan futboll, sepse Zoti është i zënë me punë”

Një sfidë spektakolare u zhvillua mbrëmë në “Estadio de la Ceramica”, ku Villareali vendas mori një barazim 4-4 ndaj kryesuesve të kampionatit, Barcelonës.

Ylli argjentinas e luajti një rol vendimtar në barazimin 4:4 kundër Villarealit edhe pse nuk filloi si startues në këtë takim.

Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të. Ai e shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë në minutën e 90-të dhe pastaj Luis Suarezi e barazoi rezultatin në minutat e fundit.

Kjo sigurisht nuk i ka ikur komentatorit Ray Hudson, i cili edhe një herë ka shfaqur dashurinë e tij për Messin.

“Kryeni të gjitha mëkatet tuaja kur Messi po luan futboll, sepse Zoti është shumë i zënë në punë dhe nuk do të ketë kohë për t’ju gjykuar”, ka thënë Hudson gjatë komentimit. /IndeksOnline/