Mishtoret gjuajnë mbetjet në fshatin Tenezhdoll, banorët ankohen për erën
Disa nga mishtoret në Prishtinë po gjuajnë mbetjet e kafshëve në fshatin
Tenezhdoll të Komunës së Prishtinës.
Një banor i kësaj ane në Indeksonline ka dërguar një video ku shihen eshtra e pjesë të ndryshme nga mbetjet që i kanë gjuajtur mishtoret në këtë vend.
“Veç sëmundje jemi duke marrë. Për mbi 10 herë e kemi ftuar komunën. Kjo është me ja pru vetit kancerin, era që vjen as nuk mundemi me dalë nëpër oborre, e me dalë verës, plus prej qenve jemi të rrezikuar. Kjo është si mos me pas shtet”, ka thënë një banor në kushte anonimiteti.
Për më shumë shikoni pamjet shqetësuese./Indeksonline/