75 Mall Live Search
12:55 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacolli rrënon pretendimet e Daçiqit, asnjë shtet nuk e ka tërhequr njohjen

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka takuar edhe presidentin e Gambisë, Adama Barrow.

“Presidenti Barrow, konfirmoi mbështetjen e plotë për secilin hap ndërkombëtar të Kosovës”, deklaroi Pacolli.

Sipas tij, e drejta e vendit tonë është e pakontestueshme andaj edhe mbështetja e secilit shtet anëtar të OKB-së në këtë rrugë është e jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë.

Ndryshe, ministri i Jashtëm kosovar po qëndron në Senegal në inaugurimin e presidentit të këtij vendi.