Ndërron jetë i moshuari që u godit nga kamioneta në Bardhosh të Prishtinës
Një këmbësor është goditur sot në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.
Këmbësori u godit nga një kamionetë, e në vendin e ngjarjes kishin arritur menjëherë ekipet policore dhe ato mjekësore.
Sipas burimeve të Indeksonline personi i moshuar i cili u godit nga kamioneta tashmë ka ndërruar jetë.
Si pasojë e lëndimeve të rënda të cilat mori nga goditja e kamionetës i moshuari nuk arriti të mbijetojë.
Duhet shtuar se janë të shumta rastet e aksidenteve tragjike përgjatë ditëve të fundit në gjithë vendin e padyshim se kjo gjë është mjaft shqetësuese./Indeksonline/