75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Taksat i kanë sjellë popullaritet të madh Haradinajt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina janë larg “një det” nga vazhdimi i dialogut, i cili varet, siç tha më së shumti nga Prishtina dhe presioni i amerikanëve.

“Kam frikë se ky presion nuk është mjaft i fortë, veçanërisht pasi që tarifat kanë sjellë popullaritet të madh Ramush Haradinajt,” tha Vuçiq në programin “Pa hezitim” të kanalit YouTube “Pa censurë”, në një bisedë që për momente kaloi në polemikë të drejtpërdrejtë ndërmjet Vuçiq dhe gazetarit, transmetojnë mediat serbe.