75 Mall Live Search
13:55 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësoni sa do të jenë çmimet e roamingut për Kosovën pas marrëveshjes së arritur në Beograd

Sot në mëngjes është nënshkruar marrëveshja rajonale për roaming. Kjo marrëveshje e arritur në mes të shteteve të Ballkanit Përëndimor do të hyjë në fuqi që nga 1 korriku.

Marrëveshja do të lejojë çmime shumë më të ulëta të roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pakti është arritur sot në Samitin e dytë dixhital në Beograd dhe u nënshkrua nga përfaqësues të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe ministri kosovar, Valdrin Lluka.

Çmimet e roamingut do të pakësohen me 27 përqind në fazën e parë që nga 1 korriku dhe që nga data 1 korrik 2021, pritet që roaming të hiqet tërësisht për Ballkanin Perëndimor, shkruan Indeksonline.

Sipas marrëveshjes, çmimet për minutë të bisedës nuk mund të kalojnë shifrën prej 19 cent për minut. Çmimi i një mesazhi do të jetë 0.6 cent për të gjitha shtetet.

Çmimi i roamingut me Shqipërinë do të zvogëlohet deri në 85 përqind, pasi Shqipëria nuk ka qenë ende pjesë e marrëveshjeve të nënshkruara në 2014 nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe BiH./Indeksonline/