75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një person tek Lumi Ibër

Raportohet se në Veri të Mitrovicës afër Lumit Ibër, është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Ai deklaroi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa pritet të vijë ekipi e mjekësisë ligjore për ta marrë trupin e pajetë të personit.

Gjithashtu Hoti ka shpjeguar se rasti iniciohet si vdekje e dyshimtë derisa ende nuk është identifikuar personi pa arritur mjekësia ligjore në vendin e ngjarjes.