75 Mall Live Search
19:17 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Pas shumë kohësh,‘Kom dasht’ e Mozzik dhe Arta Memedit rikthehet në YouTube

Pas shkëputjes së marrëveshjes së ‘On Records’ me reperët Mozzik dhe Getinjo, të gjitha këngët në të cilën ata kishin bashkëpunuar ishin larguar nga kanali në ‘YouTube’.

Në mesin e këtyre këngëve ishte edhe projekti i Mozzik me këngëtaren e njohur, Arta Memedi e cila atë kohë ishte pjesë e kompanisë ‘On Records’, shkruan Indeksonline.

Por, tashmë kënga ‘Kom dasht’ është rikthyer në ‘YouTube’, këtë e ka bërë të ditur vet Arta e cila në ‘InstaStory’ ka falënderuar producentët Zzap&Chriss dhe Meti Elshanin.

“Faleminderit Zzap&Chriss dhe Meti Elshani për këtë dhuratë të hershme të ditëlindjes ‘Kom dasht’ është rikthyer në ‘YouYube’ ka shkruar Arta.

Kujtojmë që të gjitha këngët e tjera të Mozzik që janë prodhuar nga kompania ‘On Records’ tashmë nuk gjinden në asnjë platformë./Indeksonline/