75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

I injoruari i Shqipërisë, Ermir Lenjani shënon dy gola

Futbollisti i Shqipërisë, Ermir Lenjani  ka shënuar dy gola për ekipin e Sionit.

Ekipi zvicëran është duke e mposhtur Thun-in me rezultat 1-2 në pjesën e parë, transmeton Indeksonline.

Mesfushori shqiptar shënoi golat në minutën 21-të dhe 33-të.

Lenjani ka shënuar pesë gola në kampionatin zviceran këtë sezon në 18 ndeshje. 

Skuadra e Sion-it gjendën në pozitën e katërt dhe po luftojnë për një vend në ligat evropiane./Indeksonline/