Rritet vdekshmëria në Rusi, një nga shkaktarët kryesor alkooli
Rusia vitet e fundit është duke pasur probleme me rritjen e vdekshmërisë tek njerëzit. 
 Në parlamentin rus ditën e djeshme u tha se shkalla e vdekshmërisë është rritur në 32 rajone, transmeton Indeksonline. 
 Popullsia e Rusisë ra vitin e kaluar nën 147 milionë, duke alarmuar qeverinë. 
 Një nga shkaktarët kryesor të këtij fenomeni po cilësohet alkooli. Arsyeja e vdekjeve të shumë burrave në Rusi ka qenë alkooli. 
 Në 10 vitet e fundit është rritur numri i fushatave anti-alkool. 
 Shteti rus po mendon ta ndaloj konsumin e alkooli ose të paktën deri në vitin 2020 ta përgjysmojë përdorimin./Indeksonline/  

