75 Mall Live Search
23:39 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Gigi në lot: Kur je e famshme nuk ke kontroll mbi jetën tënde

Presioni që të sjell fama ndonjëherë është i tmerrshëm dhe vështirë i përballueshëm.

Këtë e ka thënë edhe modelja e famshme Gigi Hadid, e cila ka shpërthyer në lot kur është pyetur për këtë temë gjatë intervistës për “Variety”.

“Fama të bën që të mos kesh më kontroll mbi jetën tënde. Është shumë e vështirë dhe njerëzit të gjykojnë vazhdimisht”, tha ajo.

Bukuroshja ka deklaruar se mikja e saj, Taylor Swift, i ka dhënë një ndihmë të madhe se si ta përballojë presionin e famës.