Shala raporton para komisionit për investimet strategjike
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, sot do të mbajë mbledhje.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 25 shkurt, 6 dhe 7 mars 2019;
- Raportim i ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, z. Endrit Shala;
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-154 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;
- Të ndryshme.