75 Mall Live Search
07:47 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Doni të humbni peshë? Evitoni këto gjëra

Përveç ushtrimeve fizike qe duhet të bëni për humbjen e peshës nuk duhet të harrojmë që duhet të jemi të kujdesshëm dhe me ditën tonë ushqimore. Duhet të eliminoni disa ushqime qe nuk i bëjnë mirë trupit tuaj. Me poshtë po ju listojmë  ushqimet që duhet të evitoni nëse doni të humbni peshë. Është koha të mbani shënime! 

Ushqimet e kripura 

 U zhgënjyet? Kjo sepse jeni  adhurues të kripës? Por duhet ta dini se që sot e tutje duhet të shmangni nga dieta juaj ushqimore ushqimet me shume kripe. Kjo, pasi kripa përmban lende që shkaktojnë  ënjtje dhe kjo nuk i bën aspak mire trupit tuaj nëse dëshironi të humbni peshe. Nuk do te thotë që të eliminoni përfundimisht kripen në ushqimet tuaja pasi është element që i duhet trupit tuaj. Ajo që duhet të bëni është të mos e teproni me përdorimin e saj në ushqime. 

Ushqimet pikante 

 Jeni adhurues të ushqimit meksikan? Duhet të hiqni dorë tashme. Ushqimet pikante shkaktojnë acarim në stomak, gazra dhe fryrje. Këto ushqime nuk janë të këshillueshme për trupin tuaj sidomos kur dëshironi që të humbni peshë.  Mundohuni ti evitoni sa më shumë të mundeni këto ushqime: salcën e domates  pikante, qepën, hudhrën, arra moskat, mustardën  etj.

Perimet e pa gatuara 

 Perimet janë të shëndetshme dhe këshillohen te jene prezentë në dietën tone ushqimore por asnjëherë të pa gatuara. Përpiquni gjithmonë që perimet mos ti hani asnjëherë te gjalla siç janë pa u gatuar mire. Kjo vlen sidomos në rastet kur i keni vënë qëllim vetes të humbni peshë. 

Ndaloni konsumimin e alkolit 

 Do bënit mirë sikur të mos konsumoni alkol per nje fare kohe. Birra për shembull është pijë që përmban shume kalori për shkak te maltit që përmban. 

Karbohidratet  

 Thuaj lamtumirë ushqimeve te tilla si: patate të skuqura, drithëra, makarona etj. Nëse jeni duke bërë ndonjë aktivitet fizik atëherë ju rekomandohet dy porcione te vogla buke ose oriz.