75 Mall Live Search
12:07 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Serbi i dënuar për krime lufte në Kosovë, lënda e tij kthehet në rigjykim të pjesshëm

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarit nga komuniteti serb Zoran Vukotiq.

Në pjesën dënuese, aktgjykimi i shkallës së parë është vërtetuar, ndërsa në atë liruese, lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, më dt.25.05.2018, të akuzuarin Z.V.,e kishte shpallur fajtor vetëm për një pjesë të aktakuzës për krime luftë kundër popullatës civile. Për këtë e kishte dënuar më dënim unik prej gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim. Gjykata e Apelit nuk ka gjetur shkelje në këtë pjesë, dhe si rrjedhojë ankesat janë refuzuar si të pa bazuara.

Por Zoran Vukotiq u shpall i pafajshëm për krime lufte kundër popullatës civile në masakrën e Studimes. Ai ishte i akuzuar për pjesëmarrje në këtë masakër si rezervist i Policisë serbe ku janë përfshirë akuza për vrasje, terror, plaçkitje dhe trajtim jonjerëzor.

Por, për të gjitha akuzat ai u la i lirë pasi kryetari i trupit gjykues kishte deklaruar se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Zoran Vukotiq është kryesi i këtyre veprave kriminale

Për pjesën tjetër, ku akuzuari është liruar nga akuza, gjykatë gjen se arsyet përkitazi me faktet vendimtare, që ka dhënë gjykata e shkallës së parë janë të paqarta, kundërthënëse në masë të konsiderueshme dhe në kundërshtim me shkresat e lëndës lidhur me deklarimet e dëshmitarëve që në rastin konkret bëjnë që aktgjykimi i ankimuar të jetë i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që i bije të jetë  juridikisht është i paqëndrueshëm për ç’ arsye u deshtë të anulohet dhe të kthehet në rigjykim./Indeksonline/