75 Mall Live Search
12:10 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Serbia vazhdon agresionin kundër pavarësisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli në një konferencë për media sot shprehu shqetësimin e tij për destruktivitetin dhe agresionin e vazhdueshëm të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

“Jam i shqetësuar për ngjarjen sot, nën organizimin e BE, të Samitit Dixhital të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd, ku u nënshkrua marrëveshja e Roaamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku natyrshmen sikurse secili shtet tjetër ishte edhe Kosova. Edhe në këtë rast, Serbia ka thyer secilën marrëveshje për të cilën është pajtuar vet, sot ka provuar në mënyrë të organizuar, duke thyer secilën rregull gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të Ballkanit perëndimor, i moderuar nga sekretarja e përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu. Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku i cili bënë thirrje shoviniste kundër Kosovës. Në të njëjtën kohë thirrjet shoviniste kundër Kosovës, ku shfaqen nga organizatori në ekranin e madh para panelistëve. Ky është një fakt që tregon që e tërë ngjarja ka qenë e orkestruar n ga nikoqirët, që në këtë rast janë Republika e Serbisë”, tha Pacolli.

Sipas tij, situata identike kanë ndodhur edhe në panele të tjera.

Pacolli në këtë konferencë për media ka prezantuar turneun e tij tre ditor zyrtar në Afrikë, i cili tha se ka takuar zyrtarë mjaftë të rëndësishëm.

Ai tha se Kosova ka nevojë për miq dhe partneriteti me shtetet e botës është mjaft me rëndësi.

Pacolli tha se Kontineti i Afrikës është me rëndësi për Kosovën dhe është i njoftuar me agresivitetin e Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

“Sa i përket lobinit për njohje nga pesë shtetet e BE, asnjë herë nuk jemi ndalë. Taksa ndaj Serbisë ka vështirosur pak situatën lidhur me shtetin e Greqisë. Nuk kemi marrëdhënie të mira me Qipron. Besoj se një ditë këto shtete të BE do të njohin Kosovën”, tha ai.

Sipas tij, Rusia ka një influencë të madhe kundër njohjeve të Kosovës.