VW feston, prodhohet Passati i 30 milion’t
Me 30 milionë njësi të prodhuara në të gjithë botën në 46 vjet, Volkswagen Passat është modeli i dytë më i popullarizuar i markës pas Golf (35 milionë njësi), duke tejkaluar edhe Beetle-in (21.5 milionë).
Modeli i 30 milion’t doli nga linja e montimit në fabrikën Emden në Gjermani më 3 prill dhe është një Variant i Passat GTE. Ky model hibrid plug-in ka një ngjyrë metalike në pjesën e jashtme dhe do të përdoret si një makinë shtypi për mediat ndërkombëtare gjatë muajve të ardhshëm.

“Passat është një nga makinat më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Volkswagen-it që nga lansimi i saj 46 vjet më parë, 30 milionë klientë kanë pasur besim në këtë automjet Volkswagen”, tha drejtori ekzekutiv, Ralf Brandstatter.
Passati i parë u ndërtua në Wolfsburg më 14 maj 1973. Ai zëvendësoi VW 1600 i cili ishte me motor të vendosur në pjesën e pasme dhe tërhiqte me rrotat e pasme. /IndeksOnline/