Policia jep detaje për rrëshqitjen e dheut në “Arbëri”, personi i lënduar dërgohet në QKUK
Një punëtorë gjersa ishte duke punuar në një kanal në lagjen Arbëria në Prishtinës është përfshirë nga rrëshqitja e dheut.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Indeksonline.
Ai ka bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 14:00 është marrë informata për rastin. Dyshohet që përderisa ka qenë duke punuar në një kanal, pjesërisht është përfshirë nga rrëshqitja e dheut. Viktima është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Borovci.
Ekipet e Policisë janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin. /Indeksonline/
