Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Gjilani – Drita
Klubi i Gjilanit ka publikuar çmimet e biletave për derbin ndaj Dritës në Prishtinë.
Në përendim një biletë kushton 6 euro, ndërsa në lindje 5 euro.
Më poshtë e keni njoftimin e Gjilanit.
“Më poshtë i gjeni çmimet e biletave në të gjitha sektoret e stadiumit.Ju informojmë se sektori i Jugut ju takon tfiozëve të Gjilanit, “Skifterave”, kurse sektori i veriut atyre të Dritës,”Intelektualëve. Biletat mund të blihen para çdo hyrje të stadiumit.
VIP=15 Euro
Perëndim=6 Euro
Lindje=5 Euro
Jug=3 Euro
Veri=3 Euro
