75 Mall Live Search
18:36 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Bayernit: Po me dhemb barku kur e mendoi se Bayern shpenzoi 80 milionë për Hernandez

Stefan Effenberg njihet si një nga futbollistët më legjendar të Bayernit.

Por, ish mesfushori bavarez ka thënë se po i dhemb stomaku kur po e mendon se Bayern shpenzoi 80 milionë euro për një lojtar si Lucas Hernandez.

Effenberg mendon se lojtari i Atleticos nuk meriton as gjysmën e parave që u shpenzuan për të.

“Me transferimin e Hernández, ka vetëm një fitues. Atletico është fituesja e vetme. Shuma tani duket të jetë normale, por stomaku im dhemb kur e mendoj këtë. Kjo është një arsye pse tifozët shpesh kanë vështirësi për të kuptuar se çfarë po ndodhë me skuadrën.

Nëse gjërat vazhdojnë kështu, ne së shpejti do të duhet të paguajm 5 milionë euro për një shofer autobusi. Bayern duhet të pres pjekjen e lojtarëve të ri që ka” ka thënë Effenberg./Indeksonline/