75 Mall Live Search
20:59 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj lajmërohet nga Amerika me një foto mbresëlënëse

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshem, Indeksonline raportoi dje ekskluzivisht për pajisjen me vizë SHBA-ve të kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

E sot zyra e tij ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Haradinaj do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të ShBA-së.

Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë, 1908-1910 dhe i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail – Qemal Vlora si dhe shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar më 1912.

Në nderim të kësaj date dhe gjithë rrugëtimit historik të popullit shqiptar për liri dhe, në nderim të rolit dhe kontributit të ShBA-së po në këtë rrugëtim, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë takime me përfaqësues të shumtë të organizatave shqiptaro-amerikane dhe personalitete të tjera që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.