75 Mall Live Search
13:27 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Flet shoku i Neymar: Ai i ka rënë pishman që e ka lënë Barcelonën!

Ish-futbollisti brazilian i Barcelonës, Adriano Correia në një intervistë ka folur rreth shokut të tij, Neymar Jr.

Anëtari i PSG u largua nga Barcelona duke shokuar botën. Braziliani u ble nga francezët për 222 milionë euro, duke u bërë kështu futbollisti më i shtrenjtë në histori.

Por duket se Neymar është penduar që e ka lënë Barcelonën për PSG-në. Së paku kështu thotë shoku i tij, Adriano.

“Kam folur me Neymarin disa javë më parë. Të gjithë ne që kemi qenë në Barcelonë dhe jemi larguar i kemi rënë pishman. Ai (Neymar) ende më shumë.”, u shprehë mbrojtësi brazilian.

Gjatë këtij viti pati spekulime se Neymar do të largohet nga PSG, dhe Barcelona u përmend si njëri nga destinacionet e ardhshme për brazilianin./Indeksonline/