75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Drenica mposht pa problem Trepçën 89

Drenica pa ndonjë mund të madh ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0.

Kreshnik Uka realizoi të dy golat, por ky rezultat mund të ishte edhe më i thellë pasi skenderajasit kanë shpërdoruar edhe disa raste tjera.

Me këtë fitore Drenica mban vendin e pestë momentalisht me 37 pikë, ndërsa Trepca 89 renditet në pozitën e shtatë me 32 pikë.

Renditja në IPKO Superliga kryesohet nga Feronikeli me 59 pikë, i ndjekur nga Llapi që ka marrë përkohësisht vendin e dytë me 57 pikë dhe më pas Prishtina me 56. /IndeksOnline/