Limaj uron dhe mbështet KF Malishevën në rrugën drejt Superligës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar sot futbollistët e KF Malishevës, të cilët i ka uruar për fitoren e sotme në derbin kundër KF Rahovecit.
Limaj i ka uruar suksese të mëtutjeshme në rrugën drejt Superligës.
“Suksese të mëtutjeshme djema! Tifozët malishevas do të ju mbështesin në secilën ndeshje në rrugën drejt Superligës. Përpara KF UV Malisheva”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Kënaqësi e veçantë të kaloja disa çaste me futbollistët e KF UV Malisheva. I urova lojtarët dhe drejtuesit e klubit për fitoren e sotme në derbin kundër KF Rahovecit, e cila i ngre ata në vendin e parë dhe i bën lider të padiskutueshëm.
Suksese të mëtutjeshme djema!
Tifozët malishevas do të ju mbështesin në secilën ndeshje në rrugën drejt Superligës.
Përpara KF UV Malisheva!
FL


