75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

E mbijetuara e dhunës seksuale publikon fotografi: Para se të më shkatërronin fëmijërinë!

Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka rikujtuar kohën para se të përjetonte tmerrin nga paramilitarët serbë.

Ajo në Facebook ka publikuar një fotografi kur ishte veç 16-vjeçe.“Para se të ma shkatërronin fëmijërinë’’, ka shkruar Vasfija sipër fotografisë.

Në tetor të vitit të kaluar, për herë të parë, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës. Ajo me lot në sy kishte treguar për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte po ashtu 16-vjeçare.

Ajo tregon se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.