A do të kthehet Coutinho në Premier Ligë? Përgjigjet vetë braziliani
Philippe Coutinho e ka përjashtuar mundësinë për tu rikthyer në Premier Ligë këtë verë.
Braziliani insiston që është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të qëndroi në Camp Nou.
“Koka ime është e koncentruar ekskluzivisht në Barcelonë. Që të rikthehem në Angli për momentin nuk është në planet e mia. Po kaloj sezonin e dytë këtu dhe kam fituar tituj, por dua më shumë” deklaroi Coutinho për Sundary Mirror.
Mesfushori brazilian kishte luajtur me Liverpoolin në 201 ndeshje duke shënuar 54 gola. /Indeksonline/