Çifti i njohur në pritje të fëmijës së parë
Këngëtari i njohur, Brett Young dhe bashkëshortja e tij Taylor Mills, do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të pare ka bërë të ditur vet këngëtari për revistën e njohur amerikane ‘People’.
“Më pëlqen ta di që do t’i japim një jetë të mrekullueshëm këtij fëmije. Ne jemi kaq të bekuar”, u shpreh 38 vjeçari.

Ndërsa Taylor tregoj se si u ndje kur kuptoj se është shtatzënë.
“Isha e shokuar kur pashë që lexonte pozitiv. Nuk mund ta besoja. Por më pas u lumturova, qava, lot lumturie sigurisht. Brett dhe unë u përqafuam u puthëm për orë të tëra”, tha Taylor.
Ndryshe,çifti u martuan vitin e kaluar./Indeksonline/