75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi paguhet 1000 euro në muaj

Rrogat e trajnerëve të reprezentacionit A të Kosovës, Bernard Challandes me atë të Kosovës U21 Rafet Prekazi, dallojnë si nata me ditën.

Derisa trajneri zviceran paguhet 20,000 euro në muaj nga buxheti i Federatës së Futbollit të Kosovës, burime të Indeksonline kanë zbuluar se Prekazi rrogën bruto e ka 1000 euro ndërsa paga neto i del 850 euro.

Kjo do të thotë se trajneri mitrovicas duhet të punoj 1 vit për të marrë rrogë sa merr për dy javë Challandes.  

Si kombëtarja A ashtu edhe U21-shi, ka pasur përfaqësim dinjitoz në kualifikimet e fundit për kampionatin evropian, duke marrë rezultate pozitive si fitorja ndaj Norvegjisë 3-2 dhe barazimi 0-0 me Gjermaninë. /Indeksonline/